
Gjykata e Korçës ka lënë në burg tre dëshmitarët e vrasjes së Egli Progës.
Në seancën për njohjen e masës së sigurisë të tre të arrestuarit mohuan të kenë ndërhyrë në serverin e kamerave të sigurisë.
Avokatët mbrojtës kundërshtuan kërkesën e prokurorisë për arrest me burg duke kërkuar detyrim paraqitje sepse sipas tyre të procceduarit ishin paraqitur rregullisht para oficerit të prokurorisë gjyqësore.
Pamjet e serverit të kamerave të sigurisë së lokalit të Voltan Shkullakut janë ekspertuar në Bullgari dhe pritet edhe rikthimi i pamjeve.
Lini një Përgjigje