
Policia ka vënë në pranga shtetasin Alehandro Pashuku dhe ka shpallur në kërkim shtetasi Kristjan Pashuku, pasi dyshohet se me forcë mbanin një fëmijë të mitur 16-vjeçar, nga Afganistani për ta shfrytëzuar për punë.
Po ashtu, për këtë rast, janë proceduar në gjendje të lirë vëllai tjetër dhe babai i këtyre shtetasve.
Gjatë kontrollit në servis, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë imituese zhurme, një armë sportive pneumatike dhe municion luftarak.
Lini një Përgjigje