TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Tetor 2024, 09:55

Aksident tragjik në Itali, makina përplas për vdekje 15-vjeçarin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Itali, makina përplas për vdekje

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali.

Një 15-vjeçar shqiptar, u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha. Viktima është identifikuar si Roel Abedoni.

Ngjarja e rëndë është regjistruar më 12 tetor në zonën e Guidonia, pranë kinemasë Space.

Shqiptari u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Tivoli San Giovanni Evangelista ku ndërroi edhe jetë.

Makina që e përplasi drejtohej nga një 71-vjeçar, i cili u ndal për të ndihmuar të miturin. Ai rezultoi negativ për alkool dhe drogë, raporton La Repubblica.

Ndërkohë autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Lini një Përgjigje