
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në kryeqytet. Një i mitur, vetëm 12 vjeç është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët.
Por megjithatë pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, ai ka ndërruar jetë. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
“Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lini një Përgjigje