TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Tetor 2024, 16:37

Dhunoi barbarisht çiftin e të moshuarve, arrestohet 47-vjeçari në Fier; 80-vjeçari përfundon në intubim

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi barbarisht çiftin e të moshuarve, arrestohet

Si pasojë e dhunës, i moshuari ndodhet në intubim në spitalin rajonal Fier

Një 47-vjeçar i identifikuar si Ilir Nukaj ka rënë në prangat e policisë në Fier, pasi ka dhunuar fizikisht një 80-vjeçar dhe gruan e tij 77-vjeçare.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, ndërsa Ilir Nukaj është me precedent penal për krime ndaj personit.

Si pasojë e dhunës, i moshuari ndodhet në intubim në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa bashkëshortja 77-vjeçare ka marrë mjekim dhe është larguar drejt banesës.

Ngjarja ndodhi në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit të dëmtuar më rëndë, Namik Rustemi, teksa për motive të dobëta autori e ka goditur me grushte në pjesën e kokës dhe më pas bashkëshorten e tij, shtetasen A. Rustemi, 77 vjeçe.

"Dhunoi fizikisht 80 vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, kapet dhe vihet në pranga autori. 80-vjeçari si pasojë e dhunës ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Fierit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasin 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier, person me preçedent penal për krime ndaj personit.

Në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit , shtetasi për motive të dobëta ka goditur me grushta në pjesën e kokës, shtetasin 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen 77 vjeçe.

Si pasojë e dhunës shtetasi ndodhet i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, në kujdesin e mjekëve. Ndërsa shtetasja A.R pasi ka marrë mjekim është larguar drejt banesës së saj.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’", njofton policia.

Lini një Përgjigje