TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Tetor 2024, 16:25

Aksident në Ersekë/ "BMW"-ja del nga rruga, plagosen shoferi dhe pasagjerja

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Ersekë/ "BMW"-ja del nga rruga, plagosen shoferi

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Kodras të Ersekës. Shoferi i makinës tip BMW, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi dhe bashkëshortja e tij të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Kolonjës.   

"Ersekë/Informacion paraprak. Rreth orës 15:15, në fshatin Kodras Ersekë, shtetasi A .K., duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi A.K. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja A. K. të cilët po marrin mjekim në spitalin e Kolonjës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Lini një Përgjigje