
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Levan-Pishporo, në vendin e quajtur Qarr, ku dy automjete kanë marrë përpara 40 kokë dhen të cila po kalonin rrugën, gjithashut mësohet se janë plagosur dhe 4 persona.
Paraprakisht, dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte drejtuesi i mjetit, dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.
Ndërkohë që në vendngjarje mësohet se ka mbërritur policia dhe grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
"Rreth orës 18:40, në aksin rrugor “Levan-Qarr”, automjeti me drejtues shtetasin L. Dh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe me automjetin me drejtues shtetasin B. S.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit L.Dh., dhe 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.Gjithashtu nga përplasja e automjeteve në rrugë janë dëmtuar bagëtitë e imta të shtetasit N. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia.
“Dëmi shkon rreth 10 milion lekë”, ka thënë fermeri të cilin mbrëmjen e sotme drejtuesit e dy automjeteve duke lëvizur me shpejtësi të lartë, i morën para rreth 40 krerë dele.
Fermeri ka treguar se është përpjekur të ndalojë shoferët duke ia bërë me shenjë, por nuk ka mundur.
Siç ka treguar ai, deri më tani kanë ngordhur 40 krerë dele, por ende nuk është e sigurtë, pasi ka të tjera të lënduara.
“Isha duke futur bagëtitë në portë, në atë moment vijnë dy makina, u dola para t’i ndaloja, nuk po ndalonin, por po parakalonin njëri-tjetri po vinin me shpejtësi. U shmanga nga rruga të mos më vrisnin mua, më kanë vrarë 40 bagëti. Unë kam rreth 200 e ca krerë. Kanë ngordhur 40 krerë. Se sa do jetë bilanci, nesër në mëngjes ta shohim. Ata ikën, makinat janë këtu. Se di çfarë ka bërë policia. Dëmi shkon rreth 10 milion lekë”, tha ai.
Lini një Përgjigje