TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Tetor 2024, 14:46

Dhunoi barbarisht dy të moshuarit në Fier, 47-vjeçari “kyç gojën” në gjyq

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi barbarisht dy të moshuarit në Fier, 47-vjeçari

47-vjeçari Ilir Nukaj që dhunoi barbarisht dy të moshuar një ditë më parë, nuk ka pranuar të flasë para hetuesve.

Ai ka qëndruar i heshtur dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim për dhunën që ushtroi ndaj çiftit të të moshuarve në Povelçë të Fierit.

Banorët e Povelcës janë tronditur nga ngjarja ndërsa Ilir Nukaj kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu për tentative vrasjeje.

Burime nga policia sqaruan se 47-vjeçari shkoi në dyqanin e të moshuarve për të blerë pije alkoolike, po kur 80-vjeçari Namik Rustemi nuk pranoi t’ia shesë, Nukaj e ka goditur me grushte në pjesën e kokës si  dhe ka shtyre me shqelma bashkëshorten e tij 77 vjeçe.

80-vjeçari ndodhet i intubuar në spitali e Fierit, ndërsa bashkëshortja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje