
Një 15-vjeçar është qëlluar me thikë rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, nga një person ende i pa identifikuar.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër mbrëmjen e sotme. Një 15-vjeçar është qëlluar me thikë rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, nga një person ende i pa identifikuar.
15-vjeçari mësohet se është transportuar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Shkak për këtë vrajse dyshohet se është bërë një konflikt për motive të dobëta mes viktimës dhe autorit ende të paidentifikuar.
Ndërkohë që në vend ngjarje mësohet se ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje