TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Tetor 2024, 16:13

Nuk ndaloi malazezin në kërkim nga Interpol, arrestohet efektivi i policisë kufitare në Shkodër!

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndaloi malazezin në kërkim nga Interpol, arrestohet efektivi i

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një efektiv të policisë kufitare në Shkodër, me detyrë Kontrollor pranë Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit me akuzën për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

Efektivi i policisë kufitare dyshohet se nuk ka ndaluar një shtetas malazez i cili gjatë verifikimit nga pika e kontrollit, rezultoi në kërkim nga Interpoli. Gjithashtu hetimet po vijojnë të kryen për të zbuluar nëse ka efektivë të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër - Lezhë), ka ekzekutuar urdhërin e ndalimit të punonjësit të policisë Inspektor P.Q., me detyrë Kontrollor pranë Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet rezultoi se punonjësi i policisë nuk ka marrë masat për ndalimin e një shtetasi malazez, i cili gjatë verifikimit nga pika e kontrollit, rezultoi në kërkim nga Interpoli.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë dhe përfshirjen e mundshme të punonjësve të tjerë në këtë ngjarje”, njofton AMP.

Lini një Përgjigje