
Është arrestuar autori i vrasjes me thikë të 15-vjeçarit në Shkodër. Mësohet se autori i dyshuar është një tjetër 15-vjeçar, i cili është shoqëruar në komisariat.
I mituri i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij mësohet se është plagosur gjithashtu me mjet prerës në sup, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton gjithashtu se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.
Ndërkohë që grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Dyshohet se plagosi me pasojë vdekjen një 15-vjeçar, Policia identifikon dhe shoqëron në Polici autorin e dyshuar.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, ku në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, në rrethana ende të paqarta u plagos me armë të ftohtë (thikë) një 15 vjeçar dhe si pasojë e plagëve të marra humb jetën në spital, menjëherë u krijua grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë u shpërndanë në zonë për të grumbulluar informacion me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë Shkodër, identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor i kësaj ngjarjeje.
Shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15 vjeçari, i cili humbi jetën në Spital.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe 15 vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes është dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) në sup pa probleme për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Lini një Përgjigje