
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lezhë-Laç, ku si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i motorit.
Një person i cili po drejtonte mjetin me shpejtësi, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të autostradës.
Bëhet me dije se drejtuesi kishte vjedhur motorin dhe në momentin që është pikasur nga pronari, ka tentuar të largohet duke pësuar aksident.
Ende nuk ndihet gjendja shëndetësore e tij pasi është larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë motorin e përplasur në autostradë.
Lini një Përgjigje