
Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me konfliktin e ndodhur sot në Vorë, ku pati dhe të shtëna me armë zjarri.
Sipas policisë, në një servis në Marikaj ka ndodhur një konflikt mes disa shtetasve. Gjatë konfliktit është dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Xhuliano Shkurti, 28 vjeç, dhe me sende të forta shtetasit A. M., 35 vjeç, dhe F. M., 37 vjeç.
Të tre këta shtetas ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
“Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e shtetasve të përfshirë në konflikt ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lini një Përgjigje