TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Tetor 2024, 21:39

Qëlloi veten me armë në kokë, ndërron jetë në spital punonjësi i Gardës

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi veten me armë në kokë, ndërron jetë

Ka ndërruar jetë në spital Henri Haxhiraj, punonjësi i Gardës së Shqipërisë i cili qëlloi sot vetën me plumb në kokë.

37-vjeçari qëlloi veten me plumb në kokë mesditën e sotme, predha e të cilit i përshkoi kafkën tej për tej. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, ku pas disa orë luftë me vdekjen, mësohet se ka ndërruar jetë.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije edhe motra e 37-vjeçarit, këngëtarja Sheila Haxhiraj, e cila në postimin e saj në Instagram ka vendosur shiritin e zi.

Qëlloi veten me armë në kokë, ndërron jetë

Kujtojmë që e gjithë ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tij në kryeqytet, në zonën e Qytetit të Studentit.

“Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. 37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia e Tiranës më herët.

Emri i Henri Haxhirajt nuk është i panjohur për blutë, por as edhe për mediat. Në janar të vitit 2022, emri i tij u përfol se ishte pjesë e një grupi kriminal të cilët merreshin me prodhimin e dokumenteve të huaja të identifikimit, të dyshuara të falsifikuara.

Në kuadër të këtij operacioni policor në pranga ranë 4 persona, mes tyre edhe vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj, Henri Haxhiraj.

Sipas asaj që Policia e Lezhës bënte me dije aso kohe, Henri Haxhiraj së bashku me të tjerët kishin përfituar shuma të ndryshme monetare të cilat varionin deri në 300 mijë euro nga shtetasit e huaj të cilët binin në “grackën” e këtij grupi.

Lini një Përgjigje