Një shqiptar me inicialet A. D, ka rënë në prangat e policisë në Mal të Zi, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.
Mësohet se shqiptari u kap gjatë hyrjes në Mal të Zi në pikën kufitare Sukobin, ndërsa lajmi u bë i ditur nga Drejtoria e Policisë të Malit të Zi (UP).
“Përkatësisht, A. D. është kërkuar nga Interpoli i Brukselit që të vuajë dënimin me burg prej 4 vitesh për veprën penale të krijimit të organizatës kriminale, posedim armësh dhe kontrabandë me narkotikë”, tha policia.
Policia njofton gjithashtu se ai së bashku me anëtarët e grupit të tij të organizuar kriminal kanë rishitur kokainë në territorin e Belgjikës në qytetin e Antwerp.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij personi iu gjetën rreth 83 kilogramë kokainë, rreth 80 mijë euro dhe një pistoletë “Glock”.
Lini një Përgjigje