
Një 73-vjeçar i cili vuante dënimin për ‘vepra penale të turpshme’, ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.
Endë nuk dihet shkaqet e vdekjes, por paraprakisht mendohet se ka bëhet fjalë pë vdekje natyrale.
“Më datë 16.10.2024, rreth orës 09:20, në spitalin e Vlorës, ka humbur jetën shtetasi B. Ll., 73 vjeç, banues në Vlorë, paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. 73-vjeçari ishte dërguar për ndihmë mjekësore në këtë spital, nga shërbimet e IEVP Vlorë, ku vuante dënimin për veprën penale “Vepra të turpshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia.
Lini një Përgjigje