TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Tetor 2024, 09:48

Vidhte dyqane në Sarandë, kapet ‘skifteri’ 25-vjeçar; në kërkim bashkëpunëtori

Shkruar nga Pamfleti

Vidhte dyqane në Sarandë, kapet ‘skifteri’

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Sarandë, pasia akuzohet për dy vjedhje.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjetën një thikë dhe një sëpatë.

Mësohet se në bashkëpunim  me një person tjetër, 25-vjeçari ka tentuar të vjedhje një dyqan me elektroshtëpiake si dhe një shumë parash një një tjetër dyqan.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Storm 26,” si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

E. N., 25 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën një thikë dhe një sëpatë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, më datë 12.10.2024, në lagjen nr. 4, kanë tentuar të vjedhin një dyqan elektroshtëpiakesh, ndërsa më datë 13.10.2024, në lagjen nr. 4, kanë vjedhur një shumë parash në një dyqan.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje