TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Tetor 2024, 11:07

Fshihte në tarracën e lokalit kallashnikov dhe municione, arrestohet 68-vjeçari në Lushnjë

Shkruar nga Pamfleti

Fshihte në tarracën e lokalit kallashnikov dhe municione, arrestohet

Një 68-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lushnjë. Bëhet fjalë për Ali Sefën, të cilit iu gjetën armë pa leje.

Gjatë kontrollit në tarracën e lokalit të tij, policia gjeti të fshehura 2 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, tëcilat u sekuestruan.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet në flagrancë një shtetas që kishte fshehur 2 armë zjarri kallashnikov, në tarracën e lokalit të tij.

Sekuestrohen 2 armët e zjarrit dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim në masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 68 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit në tarracën e lokalit të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura 2 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i  kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje