
Policia greke ka arritur të kapë 50 kg marijuanë, pas një operacioni të zhvilluar në Artë. Policia greke kishte informacione për lëvizjen e dy mjeteve, njëri shërbente për kontrollin e rrugës e tjetri për transportin e drogës, teksa ndalimi i tyre u bë i mundur në aksin Korinth-Athinë.
Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e mjeteve, një 44-vjecar shqiptar dhe një 29-vjecar grek. Ndërsa janë identifikuar dhe shpallur në kërkim d dy organizatorët shqiptarë të trafikut 29 dhe 32 vjeç, të cilët u kishin vënë në dispocion makinat përkatëse të arrestuarve.
Bëhet me dije se janë sekuestruar në total 4 pako që përmbanin 50 kg 700 gram marijuanë. Dokumentacioni në ngarkim të të dyshuarve i kaloi Prokurorisë së Athinës.

Lini një Përgjigje