TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Tetor 2024, 14:40

Plagosja e Xhuljano Shkurtit në Vorë, reagon policia: 4 persona bllokuan servisin dhe qëlluan me armë

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja e Xhuljano Shkurtit në Vorë, reagon policia: 4 persona
Foto ilustruese

Sherri mes 25-vjeçarit Shkurti dhe autorit, ka qenë i çastit dhe ka ndodhur në një servis makinash.

Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e një dite më parë në Vorë, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri në ambientet e një servisi.

Nga sherri në servis mbeti i plagosur 28-vjeçari Xhuljano Shkurti.

Kujtojmë që gjithë ngjarja ndodhi në një servis, ku në fillim janë konfliktuar tre persona, edhe njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri gjatë konfrontimit.

Sherri mes 25-vjeçarit Shkurti dhe autorit, ka qenë i çastit dhe ka ndodhur në një servis makinash.

Gjithashtu dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në konflikt, kurse dy shokët e të plagosurit mbetën të dëmtuar nga goditjet fizike.      

Nga dinamika e ngjarjes rezulton se ditën e djeshme, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e një servisi në Vorë, dhe janë konfliktuar me shtetasit A. M., F. M. dhe Xh. Sh (Xhuliano Shkurti).

Gjatë konfliktit, i dyshuari B. B., ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur i plagosur Shkurti, ndërsa shtetasit F. M. dhe A. M. janë dëmtuar gjatë konfrontimit fizik. Të tre këta shtetas janë rrezikut për jetën. 

"Bëhet e ditur se është arrestuar shtetasi O. P., 39 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Ditën e djeshme, O. P. dhe tre të tjerë, B. B. (32 vjeç), R. L. (38 vjeç) dhe M. U. (37 vjeç), kanë hyrë në ambientet e një servisi në Vorë, ku janë konfliktuar me shtetasit A. M., F. M., dhe Xh. Sh. Gjatë këtij konflikti, shtetasi B. B. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur rëndë shtetasin Xh. Sh. Ndërsa, F. M. dhe A. M. janë dëmtuar gjatë përleshjes fizike.

Të tre shtetasit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ka intensifikuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për shoqërimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë incident.", njofton policia.

 

xhuljano shkurti

Lini një Përgjigje