
Policia ka reaguar lidhur me arrestimin e Klajdi Merkajt, i cili u vu në pranga në Itali në kuadër të operacionit “Para Drejtësisë”.
35-vjeçari rezulton i akuzuar nga SPAK për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Klajdi Merkaj pastronte paratë e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, ndërsa pritet ekstradimi drejt Shqipërisë.
“Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një të kërkuari për llogari të SPAK, dhe shkëmbimit të këtij informacioni, në kohë reale, me partnerët në Itali, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, Policia Italiane arrestoi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin Klajdi Merkaj, 35 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.
Më datë 29.07.2024, GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë.
Bisedat mes Klajdi Merkajt dhe Franc Çopjes përmes aplikacionit "SKY ECC" janë pjesë e dosje voluminoze të SPAK për organizatën kriminale “Çopja”, e akuzuar për një seri vrasjesh me pagesë.
Lini një Përgjigje