
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnjë-Fier pranë zonës së Vajkanit.
Bëhet me dije se një person me biçikletë është përplasur nga një automjet .
Drejtuesi i biçikletës Tafil Qamil Kumanaku banues në Vajkan po transportohet me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e automjetit shtetasja Aleksandra Shyqyri Muskaj, banuese në Levan Fier, drejtonte automjetin tip Range Rover, teksa është përplasur me biçikletën.
Ne vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor i cili po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
"Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:10, në aksin rrugor “Kolonjë-Fier”, shtetasja A. M., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçiklistin, shtetasin T. K., 50 vjeç.
Nga përplasja është dëmtuar shtetasi T. K., i cili u transportua për në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje