
Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e arrestit për Enkeleda Bakallin, gruan e vetme të arrestuar për trafik drogë nga Italia në Shqipëri.
Këtë fundjavë Bakalli është marrë sërish në pyetje nga SPAK, e më pas u ndryshua masa.
46-vjeçarja, e dënuar me arrest në shtëpi, tashmë do të ketë vetëm masën “detyrim paraqitjeje”, vendim i marrë nga gjykatësi Bibë Ndreca.
Ajo duhet të paraqit dy herë në muaj, në datën 4, ora 10:00, pranë policisë gjyqësore. Në 23 shkurt të vitit 2023 ajo u dënua me arrest shtëpiak, pas kapjes së një grupi kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike.
Kush është Enkeleda Bakalli?
Enkeleda Bakalli 45 vjeç është e vetmja grua në mesin e 21 anëtarëve të bandës që trafikonte drogës nga Shqipëria në Itali dhe që u shkatërrua nga SPAK në kuadër të operacionit “Autostrada”.
Ajo ishte pjesë e grupit kriminal së bashku me bashkëshortin e saj Enver Bakalli.
DALLUPI Rexhep: Më tha vëllai (LULI Gjergji) që kanë marrë një avokat të fuqishëm…he pyetën. sa para do…dhe gjithashtu në Shqipëri angazhuan një avokat të fuqishëm për të biseduar me të dhe më pas e transferuan në Shqipëri pas 6 muajsh por në realitet ende nuk i ka dalë dënimi ai pret të shkoje në gjyq për të marrë dënimin.
BAKALLI Enkeleda: Është e atij o shpirt? E more vesh naj gjë?
Lini një Përgjigje