
Një grup turistësh nga Gjermania janë shpëtuar nga banorët sonte në mbrëmje në aksin rrugor Koman-Vau i Dejës.
Turistët kanë qenë duke lëvizur me makinën e tyre, kur kanë pësuar aksident. Makina e turistëve ka dalë pjesërisht nga ura, duke rrezikuar të bjerë në një humnerë më tepër se 30 metra thellësi e më pas në ujërat e liqenit.
Turistët kanë njoftuar banorët dhe këta të fundit iu kanë ardhur në ndihmë, duke nxjerrë makinën e duke shpëtuar turistët
Lini një Përgjigje