TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Tetor 2024, 10:50

Mashtrimi me 7.2 milionë euro nëpërmjet mikrokredive, arrestohet Alban Kote

Shkruar nga Pamfleti

Mashtrimi me 7.2 milionë euro nëpërmjet mikrokredive, arrestohet

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë. Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke përdorur skema mashtrimi të mikrokredive.

Mësohet se i arrestuari është Alban Kote,i cili rezulton tek dosja e mikrokredive. Bëhet me dije se Kote ishte shpallur në kërkim që prej muajit maj. 

“Policia e Tiranës bën me dije se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, njofton policia.

Lini një Përgjigje