
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pluk të Lushnjes ku dy automjete kanë përfunduar në ambientet e brendshme të një lokali. Si pasojë një person ka mbetur i plagosur, ndërsa lokali dhe dy makina janë shkatërruar totalisht.
Mesnatën e kaluar duke gdhirë e marta dy mjete kanë përfunduar në një lokal në Pluk Lushnje. Një person i plagosur dhe një biznes tërësisht i shkatërruar është bilanci. Drejtuesi i automjeti tip “Volksvagen” me targa AA 568xi ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet tip “Benz”, i cili ishte parkuar para lokalit dhe të dy mjetet kanë përfunduar brenda lokalit. Shoferi është dërguar me njëherë me urgjencë në spitalin e Lushnjes.
Aksidenti mund të rezultonte me pasoja më fatale nëse do të kishte ndodhur gjatë ditë, por fatmirësisht lokali ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasur klientë apo personel në momentin që makinat kanë përfunduar brenda tij. Ende nuk dihen shkaqet që sollën aksidentin. Pronarja e lokalit shprehet se dëgjuan një zhurmë të madhe, teksa ishin në shtëpi dhe panë nga kamerat e sigurisë më pas se çfarë kishte ndodhur.
Lini një Përgjigje