TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Tetor 2024, 11:58

Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit të Korçës, ku një person ka humbur jetën.

Sipas policisë, 50-vjeçari po tentonte të kalonte rrugën nga njëra anë, në anën tjetër, kur është përplasur nga një makinë.

“Rreth orës 10:50, në lagjen nr. 10 Korçë, automjeti tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E. R., ka përplasur një shtetas të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia. 

Ka qënë vet drejtuesi i mjetit ai i cili e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës por pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, i aksidentuari nuk ka mundur të mbijetojë.

Pasi ka dërguar të aksidentuarin në spital, drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga oficerët e policisë ku ka dhënë sqarimet e duhura për ngjarjen.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje