TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Tetor 2024, 14:14

Aksident i rëndë në aksin “Lezhë-Milot”, drejtuesi i motomjetit përplas për vdekje një 75-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin “Lezhë-Milot”,

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin “Lezhë-Milot”, ku drejtuesi i një motomjetit ka përplasur një 75-vjeçare.

E moshuara është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.

Sipas policisë, drejtuesi 40 vjeçar i motorit Izedin Llukaçej ♪7shtë arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

"Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi I. Ll., 40 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar motoçikletën, ka përplasur shtetasen Gj. Z., 75 vjeçe, banuese në Lezhë, këmbësore.

Shtetasja Gj. Z. u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi I. Ll., u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje