TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Tetor 2024, 13:45

Dëshmia në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, Leonard Duka sulmon gjyqtarin: I paaftë, më mban prej 6 vitesh në kërkim!

Shkruar nga Pamfleti
Dëshmia në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, Leonard Duka
Santiago Malko dhe Leonard Duka

Leonard Duka, i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos, ngjarje e ndodhur në gusht të viti 2019 ka dëshmuar sot në GJKKO.

Duka iu është përgjigjur pyetjeve të prokurorit Behar Dibra. 

"Nuk e di pse jam këtu", është shprehur Duka. 

Para prokurorëve ai ka deklaruar se ditën e ngjarjes është shoqëruar nga policia dhe më pas e ka marrë vesh për ngjarjen.

Kam qenë para shumë vitesh me të ndjerin, kemi pasur shoqëri të përbashkët. Pasi rregulluan letrat në mënyrë korruptive më shpallën në kërkim. Nuk e di pse jam këtu.15 vjet më parë ndodhi njohja jonë. Para 15 vitesh kam qenë në shkollë, vërdallë.

Nga shoqëria e përbashkët na ka ra me u njoh se Shqipëria e vogël është. Jemi nga një zonë, unë jetoja në Fresk, ai në lagjen tjetër. Po të citoj gjithë emrat e lagjes janë 200 veta.  Gjithë zonën e njoh, të gjithë njihemi me njëri tjetrin.

Më pyet për ngjarjen jo për lokalin. Ça lidhje ka kjo? Në 2019 kisha një lloto futbolli, Max Lloto e kisha në pronësi. E kam pas të shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

Administratorët e pikave që ishin nëpër Shqipëri, ishim për darkë. Kur u ngritëm, ikëm të gjithë, nuk e di me çfarë kanë ardhur ata aty. Unë kam qenë me Audin, nuk e di për makina të tjera. Volkseagen nuk e di fare, nuk merrem me makinat që ishin aty, unë kam pasur makinën time”-ka deklaruar ai.

Prokurori: Po Skoda Roster ku e mbanit?

Duka: Unë po të jap përgjigje për respekt të gjykatës, se ti nuk e meriton.

Behar Dibra: Për respekt të së vërtetës. Jo për mua.

Duka: Ke 6 vjet më ke mbajtur kot në kërkim. Nuk e di me se është marrë Santiago Malko, kisha 3 vjet pa e parë. Kur e takova nuk isha vetëm me të. Shoku i përbashkët ka qenë Ervis Martinaj. E kam pasur shokë prej 15 vjetësh, jemi ndarë në 2017, secili në punën e vet. Por e kam ruajtur respektin për të.

Unë kam pasur bizneset e mia, ai të vetat. Edhe ai ka pasur bastet e veta. Nuk e di mese është marrë. Pasi u ndamë nuk e di ç’ka bërë. Nuk kemi pasur asnjë marrëdhënie borxhi. Kur jemi takuar herë të tjera nuk kemi qenë bashkë por me miq të perbashkët. Nuk ua mbaj mend emrat. Jemi takuar nëpër club-e, lokale.

Nuk kemi pasur asnjëherë konflikt, as unë as familja ime. Çuna të rinj jemi, jemi zënë, jemi gri, pse ty nuk të ka ndodhur ndonjëherë të zihesh. Kjo punë nuk ka lidhje me ngjarjen, nuk e di sa herë është zënë vëllai im rrugëve.

Sherrin e vëllait, Erlisit, e kam marrë vesh nëpërmjet robve të mi, se isha në Gjermani. Mora vesh që vëllai është zënë për çështje pse më shef. Në dijeni për vëllain më vuri babi. Me vëllain nuk komunikova dot se u fut në burg, pastaj në gjyq.

Rivelino Mumajesin e njoh, kur është plagosur.

Ku ta gjej qetësinë gjyqtare me këtë? Ky është i paaftë, më mban prej 6 vitesh në kërkim mua dhe e gjithë fisin tim.Santiago dhe Visi, di që kanë qenë shokë.

Leonard Duka u ekstradua nga Belgjika në gusht të këtij viti.

Pas megaoperacionit policor, Metamorfoza 2 ku u zbardhën biseda në Sky Ecc të kokave të krimit në Shqipëri dhe u zbardhën disa vrasje dhe tentativa për vrasje, Duka u shpall sërish në kërkim dhe më 18 maj 2024 u vu në pranga në Belgjikë.

Leonard Duka njihet edhe si kreu i ‘klanit Duka’, grup kriminal që ka pasur konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinjat.

Duka është arrestuar në vitin 2019-n kudër të një operacioni për luftën kundër trafikut të drogës. Po ashtu ai ka qenë në kërkim për një atentat, por të pasuksesshëm.

 

santiago malko

Lini një Përgjigje