
Do të zhvillohet sot seanca për Aleksandër Krrashin, shoferin e betonieres në të cilën u përplas mjeti ku udhëtonin katër të rinj, të cilët humbën jetën tragjikisht në Fushë-Prezë.
Kjo seancë do të mbahet pas kërkesës së prokurorisë e cila po heton shkaqet e aksidentit tragjik.
Masa e sigurisë do të zhvillohet në orën 11 në dhomën penale dhe prokuroria në kërkesën e saj ka kërkuar arrest në burg.
Seanca do të drejtohet nga gjyqtari Edvan Vecani. Ndaj 24-vjeçarit, prokuroria ka ngritur veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Sipas materialit të referuar nga policia rrugore, shoferi nuk ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit, ndërkohë që para përplasjes fatale kishte ndaluar në rrugë, por nuk kishte ndezur bllokazhin.
Nga aksidenti i 20 marsit humbën jetën Enejdi Laçi, Erildi Laçi (vëllezër), Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç.
Lini një Përgjigje