
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një apartament në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër. Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një defekt në kondicioner. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
Për arsye sigurie, energjia elektrike në zonë është ndërprerë përkohësisht, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi për të vënë situatën nën kontroll.
“Gjirokastër/Informacion paraprak/ Në katin e tretë të një pallati në lagjen “18 shtatori”, dyshohet për shkak të një shkëndie elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.K. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe po kryejnë evakuimin e banorëve të pallatit.
Shërbimet zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit. Deri tani nuk ka asnjë shtetas të lënduar apo me probleme nga tymi. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje