TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Mars 2025, 11:58

U kap me bizhuteri flori dhe 50 mijë euro cash, arrestohet 39-vjeçari turk në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

U kap me bizhuteri flori dhe 50 mijë euro cash, arrestohet

Një 39-vjeçar turk është arrestuar nga policia pasi u kap me flori dhe bizhuteri floriri kontrabandë, me qëllimin për t’i shitur në Shqipëri.

Të riut iu sekuestruan rreth 455 gramë flori, si dhe 35 000 euro dhe 16 200 dollarë, të përfituar nga shitja e sendeve me vlerë. Ai u kap gjatë një kontrolli në automjetin që drejtonte në rrugën “5 maji” në Tiranë, ku u sekuestrua floriri, sendet me vlerë, valuta cash, automjeti dhe celulari e tij.

Gjithashtu është identifikuar dhe proceduar penalisht një 58-vjeçar, banues në Vlorë i cili shiste sendet me vlerë, për llogari të shtetasit turk.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kontrabandimit të sendeve me vlerë, me qëllim shitjen në Shqipëri, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 dhe me Prokurorinë e Tiranës, finalizoi operacionin “Gold”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi turk B. A., 39 vjeç, banues në Stamboll, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi S. B., 58 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte shtetasi turk, në rrugën “5 maji”, u gjetën 455 gramë flori dhe bizhuteri floriri, të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar me qëllim shitjen nga shtetasi S. B. Mallrat pa fatura blerjeje, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 35 000 euro dhe 16 200 dollarë që iu gjetën 39-vjeçarit, automjetin dhe celularin e tij”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje