TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Mars 2025, 11:51

Grabitën një banesë nën kërcënimin e automatikut, arrestohet 22-vjeçari dhe i mituri në Ersekë 

Shkruar nga Pamfleti

Grabitën një banesë nën kërcënimin e automatikut,

Dy persona janë vënë në prangat e policisë në Ersekë, pasi grabitën një banesë nën kërcënimin e automatikut. 

Mësohet se dy të rinjtë, një 22-vjeçar dhe një 16-vjeçar hynë me forcë në banesë duke thyer derën e më pas vodhën pajisje e sende të ndryshme. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi B. M., se më datë 18.03.2025, persona të paidentifikuar kishin hyrë me forcë në banesë duke thyer derën dhe ishin vjedhur pajisje dhe sende të ndryshme, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nga veprimet e shpejta hetimore dhe procedurale të kryera nga Stacioni i Policisë Këlcyrë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Ersekë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mazhan”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të vjedhjes, konkretisht shtetasit:

J. B., 22 vjeç banues në Ersekë dhe një 16-vjeçar, banues në Këlcyrë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një ndërtesë të vjetër në fshatin Mazhan, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri gjysmë automatike, që dyshohet se e kishin fshehur këta shtetas.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjes dhe mjetet e vjedhura, të cilat këta shtetas i kishin shitur", njofton policia. 

Lini një Përgjigje