TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Mars 2025, 14:00

Prostitucioni në Tiranë, publikohet fotoja e tutores kolumbiane që drejtonte rrjetin

Shkruar nga Pamfleti
Prostitucioni në Tiranë, publikohet fotoja e tutores kolumbiane
Gabriela Martinez

Publikohet fotoja e Gabriela Martinez, shtetases kolumbiane, organizatore e një rrjeti prostitucioni në Tiranë, të çmontuar nga policia e kryeqytetit.

Nga finalizimi i operacionit “Orkidea”, u arrestuan 8 persona ndërsa u shpallën në kërkim 3 të tjerë, mes tyre edhe Martinez. Gjithashtu u proceduan penalisht 44 shtetase të huaj nga Amerika Latine, për prostitucion.

Të arrestuarit janë Esmerald Sulollari, Elona Muraj, Yuly Gomez, Liliana Valencia, Nicol Benitez, Stefania Marin, Nicole Bertel dhe Anisa Brahaj.

47-vjeçarja Gabriela Martinez, (e shpallur në kërkim) drejtonte këtë aktivitet nga Kolumbia dhe në Shqipëri bashkëpunonte me 39-vjeçarin shqiptar Esmerald Sulollari. I riu siguronte kushtet në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.

Tutorja 47-vjeçare dhe Esmerald Sulollari, bashkëpunonim me punonjësen e policisë Anisa Brahaj për akomodimin dhe përshtatjen e ambienteve ku këto shtetase do të ushtronin prostitucion.

Masat e sigurisë:

-Arrest me burg për shtetasin E. S., 39 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”;

-Arrest në shtëpi për shtetasen E. M., 47 vjeçe,, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit” ;

-Arrest me burg për shtetasen Y. G., 33 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

-Arrest me burg për shtetasen L. V., 23 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

-Arrest me burg për shtetasen N. B, 27 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”,  “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;

-Arrest me burg për shtetasen S. M., 29 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

-Arrest me burg për shtetasen N. B., 27 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”:

-Arrest në shtëpi për shtetasen A. B., 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Si dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Lini një Përgjigje