TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Mars 2025, 16:55

“Fëmijët bërtitën ‘hapni derën bre”, e afërmja e viktimave të aksidentit në Fushë Prezë rrëfen momentet kritike!

Shkruar nga Pamfleti

“Fëmijët bërtitën ‘hapni derën bre”,

E afërmja e viktimave të aksidentit tragjik në Fushë Prezë, ka rrëfyer detaje drithëruese lidhur me atë që ndodhi dy net më parë.

Ajo tha se shoferi i betonieres, me të cilën të rinjtë janë përplasur, nuk iu ka dhënë asnjë lloj ndihme. Sipas saj, katër të rinjtë kanë qenë gjallë pas përplasjes me betonieren, madje kanë kërkuar ndihmë që t’u hapin dyert, por shoferi është arratisur pa i ndihmuar.

E afërmja e viktimave në aksidentin tragjik në Fushë Prezë: Ne kemi këtë informacion. Ka lënë punën në orën 10 të darkës, Andi që ka vdekur, punon berber në Fushë Krujë, ka marrë kushëriri i vet në telefon, janë bashkuar me shokun që punonte tek servisi i telefonave, ky djali nga Fushë Kruja, se ne na kanë vdekur tre çuna, dy vëllezërit dhe kushëriri. Kushëriri është djali i kunatit tim. Ka marrë ky kushëriri këto vëllezërit, edhe këtë shokun e vet iu ka thënë hajde t’i dalim para vëllait që kemi se po kthehet nga Italia. Kanë ikur atje. Kur kanë zbritur nga Aeroporti, kanë marrë në telefon prindërit dhe iu kanë thënë se janë duke ardhur me gjithë djalin.

Katër ditë kishin që e kishin blerë makinën e re. Kur kanë ardh këtej janë përplas me atë betonierën. Çunat kanë bërtit “ndihmë bre”, por ai i betonierës nuk ka dalë për t’ua hap derën. Kanë qenë gjallë fëmijët brenda. Ai që është përplas me ta, vetëm ka ikur, nuk iu ka dhënë ndihmë çunave tonë. Se nëse do iu kishte dhënë ndihmë, t’ju kishte vënë presionin e ujit që ka pasur në betoniere, fëmijët tonë do ishin gjallë sot. Jo me na çu katër xhenaze në tokë ne”, tha ajo në një intervistë në emisionin ‘Me zemër të Hapur’ në ‘News 24’.

Lini një Përgjigje