TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Mars 2025, 22:17

Policia aksion kundër lojërave të fatit në Korçë, kontrolle në lokalet e qytetit; dhjetëra të shoqëruar

Shkruar nga Pamfleti

Policia aksion kundër lojërave të fatit në

Policia ka zhvilluar këtë mbrëmje një aksion kundër lojërave të fatit në Korçë. Dhjetëra persona janë shoqëruar në komisariat pas kontrolleve të imtësishme të kryera në lokale të ndryshme të qytetit juglindor.

Forcat "Shqiponja" dhe patrullat e komisariatit prej 1 ore kanë filluar aksionin i cili është ende në vazhdim për të kapur persona të cilët vendosin baste sportive me qëllim goditjen e këtij aktiviteti të paligjshëm.

Nuk dihet ende nëse do të ketë të arrestuar por numri i të shoqëruarve është i lartë dhe aktualisht po merren në pyetje nga oficerët e policisë.

Lini një Përgjigje