TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Mars 2025, 20:26

U kap me kokainë, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Austri; çfarë e tradhëtoi në kufi

Shkruar nga Pamfleti

U kap me kokainë, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Austri;

Një 19-vjeçar shqiptar, që po drejtonte një automjet, u arrestua nga policia kufitare në Piding, teksa udhëtonte në A8 pranë Siegsdorf në drejtim të Salzburgut në Austri.

19-vjeçari është shfaqur i nervozuar para efektivëve dhe pyetjeve u ka dhënë përgjigje kontradiktore. Më pas policia kontrolloi tërësisht mjetin e tij tip “Volksëagen” dhe zbuloi dy pako të fshehura. Një hetim i mëvonshëm zbuloi se ai përmbante rreth 1.5 kilogramë kokainë.

Policia kufitare arrestoi përkohësisht 19-vjeçarin shqiptar. Pas konsultimit me prokurorinë publike të Traunstein, një gjyqtar hetues lëshoi një urdhër-arresti për të dyshuarin për posedim dhe trafik të paligjshëm të një sasie të konsiderueshme narkotike.

Tashmë 19-vjeçari ndodhet në paraburgim në institucionin korrektues. Departamenti i Hetimit Kriminal të Traunstein po heton.

Lini një Përgjigje