TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Mars 2025, 21:16

Aksioni anti-drogë në Belgjikë, dy shqiptarët hidhen në lumë për t’i shpëtuar arrestimit

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni anti-drogë në Belgjikë, dy shqiptarët hidhen në

Dy persona u hodhën në lumin Vesdre nga një ndërtesë e vendosur në 16B rue du Prince në Verviers në Belgjikë për t’i shpëtuar policisë.

Ata u hodhën nga dritarja për t’i shpëtuar një ndërhyrjeje të policisë federale, që synonte çmontimin e një plantacioni kanabisi.

Si pjesë e një rasti nën hetim, policia gjyqësore federale e Lièges zbuloi mbetjet e një plantacioni në një hangar në rrugën de Droixhe në Liège dhe një plantacion marijuane me afërsisht 1000 bimë, në një magazinë në rrugën du Prince në Verviers, ku dy individë me kombësi shqiptare u hodhën në lumë, shprehet zyra e prokurorit publik të Lièges.

“Një individ me kombësi shqiptare ndodhej në rrugën de Droixhe, ku ishte i zënë me pastrimin e mbetjeve të plantacionit.” Në total gjatë operacionit u arrestuan 5 persona.

Lini një Përgjigje