TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shkurt 2026, 20:24

Aksident në Pukë/ 'Audi' del nga rruga dhe përfundon në përrua, 1 person i plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Pukë/ 'Audi' del nga rruga dhe përfundon
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen sotme e në segmentin rrugor Pukë-Qelëz.

Mësohet se një automjet tip ‘Audi’ ka dalë nga rruga në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël, duke përfunduar në një përrua dhjetëra metra poshtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, 49-vjeçari Bardhok Pushtrija, ka mbetur i plagosur dhe po transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa po hetohen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit.

 

 

Lini një Përgjigje