TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shkurt 2026, 19:15

Atentati në Rrilë të Lezhës, arrestohet efektivi i policisë që iu përgjigj me armë autorëve

Shkruar nga Pamfleti
Atentati në Rrilë të Lezhës, arrestohet efektivi i
Pamje nga vendi i ngjarjes

Efektivi iu është kundërpërgjigjur autorëve duke përdorur armën e shërbimit.

Me urdhër të Prokurorisë, është ndaluar efektivi i policisë me iniciale Besart Kovaçi, pas atentatit që ndodhi në fshatin Rrilë të Lezhës,

Polici akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe moskallëzim krimi, pasi ndodhej brenda berberhanes ku 21-vjeçari Merando Nikulaj, i cili ishte objekt i sulmit, po merrte shërbim.

Sipas informacionit zyrtar, gjatë sulmit me armë, efektivi iu është  kundërpërgjigjur autorëve duke përdorur armën e shërbimit.

Dyshohet se polici ka shpërdoruar detyrën, pasi ka lejuar shënjestrën Merando Nikulaj të largohet nga vendi i ngjarjes. Raportohet se polici Kovaçi ishte në shoqërinë e Nikulajt. Po ashtu po hetohet fakti që Nikulaj ka mbetur i plagosur dhe është zhdukur pa gjurmë. Ai shfaqet në kamerat e sigurisë duke ecur me vështirësi. Dhe shkelja e efektivit është se nuk ka kallëzuar krimin.

Deri në këto momente Nikulaj nuk është shoqëruar dot për t’u marrë në pyetje, ndërsa policia po ushtron kontrolle në disa biznese dhe banesa për ta shoqëruar.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.

Si ndodhi atentati?

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 mbrëmjen e djeshme. Dyshohet se  janë përdorur dy armë zjarri, ndërsa nga të shtënat dyshohet se ka mbetur i plagosur në këmbë edhe një person tjetër, Merando Nikulaj, i cili e ka djalë xhaxhai Ardian Nikulajn dhe mendohet të ketë qenë shënjestra e sulmit me armë.

Nikulaj gjendej brenda berberhanes dhe në atë moment ishte duke u qethur. Pas ngjarjes, është larguar dhe nuk është paraqitur në spital, ndërsa policia po ushtron kontrolle në spitale dhe klinika private, ku dyshohet se ai mund të ketë shkuar për mjekim.

Rezulton se autorët kanë qenë 7 persona. Ata kanë ardhur me dy automjete, njëri prej tyre tip “Audi”. 2 prej autorëve kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të berberhanes, brenda së cilës ndodheshin katër persona.

Nga veprimet e kryera rezulton se në momentin e atentatit ka qenë rastësisht edhe efektivi B.K, i cili ka deklaruar se ka qëlluar për të neutralizuar autoret, por pa arritur t’i identifikojë ata. 

atentati në rrilë të lezhës

1 Komente

  1. A
    Alban

    Policit duhet me i dhene nje medalje trimerie jo te arrestohet,hera pare qe reagon taman nje polic

    Lini një Përgjigje