TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shkurt 2026, 20:10

Detaje nga atentati në Lezhë, polici qëlloi 10 herë ndaj autorëve; dyshime për përdorimin e një arme të tretë

Shkruar nga Pamfleti
Detaje nga atentati në Lezhë, polici qëlloi 10 herë ndaj
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmjes së të dielës në Rrilë të Lezhës, ku një berberhane u qëllua me breshëri plumbash, duke lënë të plagosur pronarin e saj, 30-vjeçarin Sokol Daci.

Sipas burimeve hetimore, mësohet se 21-vjeçari Merando Nikulaj, i dyshuar si shënjestra e atentatit, kishte shkuar në berberhane në shoqërinë e efektivit të Patrullës së Përgjithshme, Besart Kovaçi. Ky i fundit është ndaluar nga policia për veprën penale të moskallëzimit të krimit.

Fillimisht, polici deklaroi se efektivi kishte shkuar i vetëm në ambient, por nga hetimet ka rezultuar se ai ishte shoqërues i Nikulajt në momentin e ngjarjes, çka ka çuar në ndalimin e tij.

Nga verifikimet rezulton se në armën e shërbimit të efektivit janë gjetur gjithsej 15 fishekë, ndërsa në vendngjarje janë konstatuar 10 gëzhoja të qëlluara, çka ngre dyshime se ai ka qëlluar disa herë gjatë incidentit. Gjithashtu, grupi hetimor dyshon për përdorimin e një arme të tretë, për të cilën kanë nisur hetimet përkatëse.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar dy automjete tip “Audi” dhe “Passat”, të cilat ndalojnë pranë sallonit. Nga to zbresin shtatë persona, dy prej të cilëve të armatosur me kallashnikov. Në drejtim të berberhanes janë qëlluar mbi 30 plumba, tre prej të cilëve kanë plagosur pronarin e lokalit.

Në pamjet filmike, Merando Nikulaj shihet duke u larguar me vështirësi, çka përforcon dyshimet se ai mund të jetë plagosur. Po ashtu policia akuzohet se ka lejuar largimin e tij.

 

atentat lezhe polici nikulaj

Lini një Përgjigje