TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2026, 09:59

Aksident në Peqin, makina përplaset me kamionin, plagoset shoferja dhe një fëmijë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Peqin, makina përplaset me kamionin, plagoset shoferja dhe
Pamje nga aksidenti

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të premte, ku një automjet është përplasur me një kamion. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë.

Menjëherë pas ngjarjes në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ekipet e urgjencës për të dhënë ndihmën e nevojshme.

Burime paraprake bëjnë me dije se kanë mbetur të lënduar drejtuesja e automjetit dhe një fëmijë, të cilët po marrin trajtim mjekësor.

Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa për shkak të përplasjes është krijuar trafik në segmentin rrugor ku ndodhi ngjarja.

Autoritetet u kërkojnë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. 

aksident ne peqin

Lini një Përgjigje