TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Maj 2026, 21:24

Alarm për zjarr te “Myslym Shyri”, por rezulton fals; reja e tymit u krijua nga shembja e objektit

Shkruar nga Pamfleti
Alarm për zjarr te “Myslym Shyri”, por rezulton fals; reja e
Tymi që alarmoi banorët

Alarmi për një zjarr të rënë në një pallat në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë ka rezultuar fals, pas verifikimeve të kryera nga forcat zjarrfikëse dhe policia.

Ngjarja shkaktoi panik mes banorëve të zonës, të cilët njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës pasi panë një re të dendur tymi të bardhë që dilte nga ndërtesa.

Në vendngjarje mbërritën me urgjencë zjarrfikëset dhe efektivët e policisë, ndërsa zona u vu për disa minuta në alarm nga frika e një zjarri të mundshëm në pallat.

Por pas kontrollit të kryer në terren, autoritetet konstatuan se nuk kishte vatër zjarri apo flakë në godinë.

Sipas burimeve paraprake, ajo që u ngatërrua me tym rezultoi të ishte një sasi e madhe pluhuri, e cila krijoi pamjen e një reje të dendur mbi pallat. Tymi u shkaktua gjatë punimeve për shembjen e një godine të ndërtuar para viteve ’90

Ngjarja riktheu për pak minuta frikën te qytetarët, sidomos pas rasteve të fundit të zjarreve në kryeqytet, ku vetëm ditët e fundit janë regjistruar incidente në zona të ndryshme të Tiranës.

zjarr tirane

Lini një Përgjigje