Një 30-vjeçar humbi jetën në një aksident tragjik në aksin Fier–Darëzezë, pasi automjeti që drejtonte doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Darëzezë, pranë fshatit Levan.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor. Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, një i ri rreth 30 vjeç.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, grupi hetimor si dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e automjetit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Deri më tani nuk dihen shkaqet që kanë çuar në daljen e mjetit nga rruga, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit fatal.
Lini një Përgjigje