Është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar 34-vjeçari Altin Shehu, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja”.
Sipas njoftimit të policisë, Gjykata e Kentit të Veriut, në Mbretërinë e Bashkuar, me vendimin e datës 15 janar 2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
34-vjeçari u ekstradua drejt Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve ligjzbatuese shqiptare dhe britanike.
Autoritetet nuk kanë bërë ende publike detaje të tjera lidhur me ngjarjen për të cilën akuzohet Shehu, ndërsa ai do t’i vihet në dispozicion organeve të drejtësisë për vijimin e procedurave ligjore.
"Në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasi Altin Shehu, 34 vjeç, sepse Gjykata e Kentit të Veriut, në Mbretërinë e Bashkuar, me vendimin e datës 15.01.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”.", njofton policia.
Lini një Përgjigje