Apeli i Posaçëm ka vendosur lirimin nga qelia të Bujar Abedinit, i cili rezulton pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhiut.
Vendimi u mor nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Abedini është hetuar dhe po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”. Çështja lidhet me episodin e vrasjes së shtetasit Çajup Selimi, ngjarje e ndodhur më 1 qershor 2021, rreth orës 21:15, në lagjen “15 Shtatori” në Tepelenë.
Ai u arrestua në shtator 2023, gjatë operacionit policor të koduar “Never Forget”, së bashku me disa persona të tjerë.
Grupi kriminal i Laert Haxhiut, i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, u zbërthye pas dëshmisë së Artan T afanit, i cili ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Lini një Përgjigje