TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Maj 2026, 09:56

Operacion antidrogë në Durrës, në pranga 17 persona; sekuestrohen armë zjarri

Shkruar nga Pamfleti

Operacion antidrogë në Durrës, në pranga 17 persona;

Policia e Durrësit ka ekzekutuar 17 masa sigurie në kuadër të operacionit të koduar “Cleaning 5”, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim, pas hetimeve disamujore për shpërndarje të lëndëve narkotike pranë shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë.

Për 13 të dyshuar është caktuar masa “arrest në burg”, ndërsa 4 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”. Të arrestuarit janë banues në Durrës, Kavajë, Shijak, Sukth, Manzë dhe Xhafzotaj.

Personat e arrestuar janë: Ervin Tahiri, Ervin Keçi, Fabrinio Durmishi, Hamdi Ibrahimi, Klevi Shani, Oligert Xhani, Elson Gjepali, Marjo Gjoshi, Indrit Dauti, Saimir Vezi, Ermal Çalliku, Armand Emini dhe Tani Muça (Ferra).

Sipas hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me forcat Operacionale, “Shqiponjat”, Policinë e Manzës dhe Komisariatin e Shijakut, grupi siguronte dhe shpërndante lëndë narkotike kryesisht në afërsi të shkollave në Shijak dhe Manzë.

Gjatë operacionit u sekuestruan sasi të konsiderueshme heroine, kokaine dhe cannabis sativa, si dhe 3 armë zjarri, konkretisht dy pistoleta dhe një kallashnikov. Autoritetet sekuestruan gjithashtu para të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal, automjete dhe telefona celularë.

Të dyshuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për vijimin e hetimeve dhe veprime të mëtejshme.

"Finalizohet operacioni i koduar “Cleaning 5”, si rezultat i 2 procedimeve penale të ndjekura për disa muaj. Objektivi i operacionit, identifikimi dhe arrestimi i shtetasve që tentonin të shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe në ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë.

Gjatë operacionit, sekuestrohen sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike Heroinë, Kokainë dhe Cannabis Sativa, 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov), shuma të konsiderueshme parash, automjete dhe celularë.

Ekzekutohen masat e sigurisë për 17 shtetas (për 13, masa “Arrest në burg”; për 4, masa “Arrest në shtëpi”). Shpallet në kërkim 1 shtetas. Shtetasit akuzohen se në bashkëpunim, kanë siguruar lëndë narkotike, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave në Shijak dhe në Manzë.

Në vijim të punës intensive hetimore dhe operative, të kryer nga strukturat e Policisë së Durrësit, me prioritet identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që kryejnë veprimtari kriminale në afërsi të institucioneve arsimore dhe/ose të ambienteve të tjera që frekuentohen nga rinjtë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e forcave të posaçme Operacionale dhe “Shqiponja” dhe me shëbimet e Stacionit të Policisë Manzë dhe të Komisariatit të Policisë Shijak, finalizuan në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, operacionin e koduar “Cleaning 5”.

Si rezultat i 2 procedimeve penale u kryen hetime disamujore, në vijim të të cilave u ekzekutuan masat e sigurisë për 17 shtetas, konkretisht, për 13 shtetas u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetase u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa 1 shtetas u shpall në kërkim.

Këta shtetas, banues në Durrës, Kavajë, Shijak, dhe në fshatra të njësive administrative Sukth, Manzë dhe Xhafzotaj, akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe/ose më shumë se një herë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim, siguronin lëndë narkotike dhe e shitnin kryesisht në afërsi të shkollave në Shijak dhe në Manzë, si dhe në ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

droge arme operacion kanabis heroine kokaine shkolla arrestime

Lini një Përgjigje