TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Maj 2026, 21:11

Shqiptarët terror në Athinë, qëllojnë pakistanezin dhe tenojnë t'i ikin policisë; ndjekje si në filma në rrugë (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti
Shqiptarët terror në Athinë, qëllojnë pakistanezin dhe
Makina ku ndodheshin shqiptarët

Ndjekje si në filma në Athinë, BMW-ja me shqiptarë përplaset gjatë arratisjes...

Disa shtetas shqiptarë kanë terrorizuar sot pasdite Athinën. Rreth orës 18.30, u raportuan të shtëna arme në zonën Patision të Athinës, ku një person i armatosur hyri në një dyqan telefonash celularë dhe qëlloi pronarin, i cili dyshohet të jetë me origjinë pakistaneze.

Sipas mediave greke, autori e plagosi biznesmenin në të dy kofshët dhe më pas u largua me shpejtësi me një BMW gri që e priste jashtë dyqanit. Në automjet ndodheshin edhe tre persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare.

Shqiptarët terror në Athinë, qëllojnë pakistanezin dhe
Autori i sulmit

Policia greke nisi menjëherë ndjekjen e mjetit, ndërsa gjatë arratisjes makina u përplas me tre deri në katër automjete në bulevardin Kifisos, në drejtim të Lamias. Dy prej personave që ndodheshin në BMW u arrestuan nga policia, ndërsa dy të tjerë arritën të largohen në këmbë. Shqiptarët terror në Athinë, qëllojnë pakistanezin dhe

Në vendin e aksidentit u shoqërua edhe një person tjetër, i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjen. Dëshmitarë okularë që ishin në bizneset aty pranë flasin për persona të armatosur të pamëshirshëm.

Shqiptarët terror në Athinë, qëllojnë pakistanezin dhe

Pronari i dyqanit u transportua në spital pas plagosjes, ndërsa mjekët konfirmuan se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptarët terror në Athinë, qëllojnë pakistanezin dhe
Automjetet e tjera të dëmtuara

Policia helene po shqyrton të gjitha mundësitë në lidhje me shkaqet e sulmit, ndërsa hetimi paraprak vazhdon për të përcaktuar rolin e saktë të të arrestuarve në incidentin e përgjakshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by iefimerida (@iefimerida.gr)

greqi shqiptare

Lini një Përgjigje