TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Maj 2026, 19:56

Zjarr në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ambientet e godinës përfshihen nga flakët

Shkruar nga Pamfleti
Zjarr në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ambientet e
Foto nga jashtë Drejtorisë së Policisë

Nga ekspertiza paraprake, dyshohet se shkak për këtë incident ka qenë një mbingarkesë në rrjetin elektrik.

Ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme, duke shkaktuar dëme materiale.

Mësohet se vatra e zjarrit ka nisur në katin e poshtëm të godinës. Flakët kanë filluar fillimisht në dysheme, ku janë djegur disa kabuj elektrikë.

Ka qenë reagimi i vetë punonjësve të policisë ai që ka parandaluar përhapjen e flakëve, pasi efektivët kanë ndërhyrë menjëherë duke e fikur zjarrin me fikëset e dorës që ndodheshin në institucion. Nga ekspertiza paraprake, dyshohet se shkak për këtë incident ka qenë një mbingarkesë në rrjetin elektrik.

Fatmirësisht, nga raportimet paraprake nuk ka persona të lënduar apo të bllokuar. Ndërkohë që pranë Drejtorisë së Policisë kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse.

“Tiranë/Informacion paraprak/ Rreth orës 18:10, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e network-ut të DVP Tiranë.

Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër. Si pasojë janë djegur disa kabuj elektrikë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Aktualisht, në ambientet e Drejtorisë Vendore ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të zbardhur të plotë rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.  

zjarr policia

1 Komente

  1. T
    Tony

    Na falni, na duhet t’i lirojme kriminelet se u dogjen dosjet e s’kemi më prova.

    Lini një Përgjigje