TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Maj 2026, 12:10

GJKKO vendos për grupin e Igli Kamberit, lë në burg 3 nga të arrestuarit

Shkruar nga Pamfleti
GJKKO vendos për grupin e Igli Kamberit, lë në burg 3 nga të
Igli Kamberi

Anëtarët e grupit të strukturuar kriminal të goditur gjatë operacionit të përbashkët mes SPAK dhe prokurorisë së Barit kanë dalë para Gjykatës së Posaçme, ku janë njohur me masat e sigurisë.

GJKKO vendosi të lërë në fuqi masën “arrest në burg” për Edi Brahajn, Ergys Kastratin dhe Sajmir Pirrën, të akuzuar si pjesë e grupit kriminal.

Ndërkohë, për Nevila Kamberin u caktua masa “arrest shtëpie”, ndërsa gjykata ndryshoi masën e sigurisë për Lefter Nelën, i cili akuzohet se ka transportuar rreth 700 mijë euro drejt Shqipërisë. Për të, masa “arrest në burg” u zëvendësua me “detyrim paraqitje”.

Operacioni është pjesë e një hetimi të gjerë të autoriteteve shqiptare dhe italiane për aktivitet kriminal dhe qarkullim të shumave të mëdha të parave.

Paralelisht me zhvillimet në Shqipëri, në Itali janë ekzekutuar masa të tjera sigurie ndaj disa personave të dyshuar si pjesë e të njëjtit grup kriminal.

Mes tyre janë:

Igli Kamberi
Idajet Kurti
Bardhok Gjergji
Sokol Fusha
Dritan Buzi

Lini një Përgjigje